Bota
Gruaja nga Maqedonia shpëton nga vrasja me pagesë e burrit të saj
Burri 39 vjeçar tre herë ka tentuar që të angazhoje vrasës me pagesë për ta vrarë gruan e tij 34 vjeçare
Një grua nga Maqedonia ka pasur sukses që të shpëtojë nga vrasja në Gjermani e porositur nga burri i saj për shkak të pagesës së sigurimit jetësor nga 250.000 euro, transmeton Almakos.
Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, burri 39 vjeçar tre herë ka tentuar që të angazhoje vrasës me pagesë për ta vrarë gruan e tij 34 vjeçare.
Herën e parë ka kërkuar nga një mik i gruas që ta vras, por ai ka refuzuar. Por pas kontaktit shtesë me ndërmjetësim, miku ka pranuar që ta bëje këtë gjë për 50.000 euro. Burri i ka dhënë 7300 euro, por njeriu është zhdukur dhe nuk është dëgjuar më për të asgjë, përcjell albinfo.ch.
Pastaj burri ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që ta kryej vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë, ndërsa disa herë e ka takuar edhe në Hamburg.
Me 29 nëntor të vitit të kaluar njeriu përfundimisht e ka sjell gruan-vrasëse në shtëpinë e tij në Jenfeld, e ka armatosur me thikë dhe pistoletë që e ka fshehur në bodrum.
Ka qenë mëngjes dhe ai ka ikur në punë, ndërsa gruaja është maskuar dhe futur në dhomën e fjetjes ku ka tentuar që ta mbys gruan e tij, duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë. Por, ajo ka pasur sukses që të ikë nga ballkoni dhe të kërkoje ndihmë. Kalimtarët e rastit e kanë alarmuar policinë, derisa kryerësja është larguar nga vendi i ngjarjes.
Një javë me vonë, policia e ka arrestuar burrin dhe vajzën. Dytë janë të akuzuar për tentim vrasje dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter