Kosova
Guardia di Finanza: Konfiskimi i kokainës në Kosovë, pritej fitimi mbi 100 milionë euro
Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria italiane urdhëroi lejimin e sasisë së kokainës.
Pas konfiskimit të rreth 400 kilogramëve kokainë në Kosovë, ka reaguar dhe pala italiane, konkretisht Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria (GDF).
Në njoftimin e tyre shpjegohet si janë kapur 400 kg kokainë në Kosovë, e cila kishte kaluar nga Porti i Durrësit.
Sipas saj, janë ndaluar 25 persona dhe 7 prej tyre janë arrestuar si të përfshirë në trafikimin e kësaj sasie.
“Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi 100 milionë euro”, thuhet në deklaratën zyrtare të GDF-së.
Ngarkesa e paligjshme u identifikua përmes skanimit me rreze X, të kryera me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Brazilit dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan të Kosovës.
Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria italiane urdhëroi lejimin e sasisë së kokainës.
Kështu në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion.
Më herët, Policia e Kosovës bëri me dije se kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg.
Ndër të tjera, në deklaratën e saj thuhet se gjatë kontrollit në disa lokacione të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz













