Shqipëria
“The Guardian” rendit Tiranën ndër qytetet më miqësore për fëmijët
"Përkundër zërit të një minorance që protestoi për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial, shumica fitoi, ndërsa thekson se në të gjithë qytetin janë ndërtuar 31 kënde të reja lojërash"
Mediumi prestigjioz “The Guardian” e ka renditur kryeqytetin shqiptar, Tiranën, në mesin e qyteteve më miqësore për fëmijët.
Kjo listë përbëhet edhe nga qytete të njohura si Rotterdam, Bogotas, Lexington e Vancouver.
Në artikullin e saj, “The Guardian” shkruan se përkundër zërit të një minorance që protestoi për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial, shumica fitoi, ndërsa thekson se në të gjithë qytetin janë ndërtuar 31 kënde të reja lojërash, që dikur kanë qenë hapësira të zëna nga ndërtimet informale, transmeton “Top-Channel”.
Artikulli i kushton një vëmendje edhe sheshit “Skënderbej” dhe nismave të Bashkisë së Tiranës për ditët pa makina, të cilat kanë sjellë një ulje të nivelit të ndotjes së PM 10 me 15%.
Gjithashtu, “The Guarian” përmend se ndryshe nga shumë shtete të tjera në botë të cilat ngrenë mure, Tirana po ndërton një mur me pemë që po rrethon qytetin për më shumë oksigjen.
“The Guardian” shton se Tirana mburret me “këshillin e qytetit për fëmijët”, ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryebashkiakun, debatojnë, ndërsa citojnë kryetarin Erion Veliajn që i cilëson ata si “avokatët më të mirë për të bindur prindërit e tyre për të ricikluar, për të ecur dhe për të shkuar me biçikletë në shkollë”.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare












