CH-Ballkani
Hahn: Marrëveshja Kosovë- Serbi nuk duhet krijojë precedent
“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e adaptuar dhe nuk duhet të krijojë precedent, dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së"
Rezultatet e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të jenë afatgjate, të qëndrueshme dhe realiste dhe duhet të jetë një zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Kështu ka thënë Komisioneri i Zgjerimit i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, duke shtuar se ky është parimi udhëheqës i BE-së, pas punës në fazën e fundit të dialogut të filluar në korrik të vitit të kaluar.
“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e adaptuar dhe nuk duhet të krijojë precedent, dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së. Palët së bashku përcaktojnë kornizën për pajtim të përbashkët dhe deklarojnë publikisht se ata i shohin prioritetet për një zgjidhje të qëndrueshme. Duhet për t’u dhënë atyre hapësirë për të rënë dakord mbi përmbajtjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, ka thënë Hahn për mediumin malazez, ‘Pobjeda’.
Hahn nuk ka dashur të komentojë mbi elementet e mundshme të një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, por theksoi se Brukseli është duke u përpjekur dhe do të vazhdojë, tha ai, duke punuar intensivisht në Beograd dhe Prishtinë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe e cila, siç tha ai, të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët, transmeton Televizioni Publik i Kosovës.
“Më lejoni t’ju kujtoj se asnjë shtet i ri nuk mund të bashkohet me Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e çështjeve dypalëshe”, citohet tutje Hahn.
Ai gjithashtu vuri në dukje se pozicioni i Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun është i qartë dhe se është i njëjtë që nga fillimi i mandatit të saj, dhe se “aksioni i përbashkët për paqe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi janë një prioritet i lartë për BE-në”, shkruan TV21 përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












