Lajme
Hamasi liron gjithsej 25 pengje, 13 – izraelitë
Mëngjesin e sotëm ka hyrë në fuqi armëpushimi në mes të Izraelit dhe Hamasit, marrëveshje në kuadër të së cilës përfshihej edhe lirimi i pengjeve nga të dyja palët, shkruan albinfo.ch.
Siç raportojnë disa kanale televizive izraelite, 13 pengje izraelite janë liruar, të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq në Gaza dhe janë rrugës për në pikën kufitare Rafah në Egjipt, teksa nuk ka ende asnjë informacion për palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite, të cilët do të shkëmbehen me 39 të burgosur palestinezë.
Në anën tjetër, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, ka njoftuar se Hamasi ka liruar 12 pengje që mbanin nënshtetësinë tajlandeze, gjë e cila ishte jashtë marrëveshjes së negociuar midis Hamasit dhe Izraelit.
“Departamenti i Sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se tashmë janë liruar 12 pengje tajlandeze. Zyrtarët e ambasadës janë në rrugë për t’i marrë. Emrat dhe detajet e tyre duhet t’i dimë së shpejti”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












