Lajme
Hanover: Kapet drogë me vlerë 600,000 €: Arrestohet një kosovar dhe një turk
Të arrestuarit në lidhje me drogën e gjetur (60 kilogramë) janë një 35-vjeçar kosovar dhe një 41-vjeçar shtetas turk
Hetuesit doganorë nga Hanoveri kanë kapur afërsisht 60 kilogramë marijuanë me një vlerë tregu prej rreth 600,000 €. Zyrtarët zbuluan drogën në një dërgesë me origjinë nga Spanja dhe destinacion Bremenin në fund të javës së kaluar, njoftoi zyra e hetimit doganor, transmeton albinfo.ch. Lënda narkotike ishte e paketuar në disa kuti, të deklaruara si produkte industriale, sipas dpa-infocom.
Të premten, zyrtarët policorë arrestuan dy të dyshuar për kontrabandë droge në lagjen Woltmershausen të Bremenit.
Burrat e arrestuar janë një 35-vjeçar kosovar dhe një 41-vjeçar shtetas turk. Të dy dyshohet se janë të lidhur me dërgesën e drogës. Njëkohësisht, policët kontrolluan tre apartamente në Bremen dhe sekuestruan “prova të shumta” të cilat, sipas zyrtarëve doganorë, tregojnë se të dy personat po merreshin me tregti me kanabis.
Një njësi speciale doganore u përfshi gjithashtu në operacion.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












