Kosova
Hapen xhamitë dhe kishat në Kosovë
hapen xhamitë dhe kishat në tërë Kosovën
Sot, me vendim të ri qeveritar, hapen xhamitë dhe kishat në tërë Kosovën. Mirëpo, besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.
Sipas kësaj, besimtarët e krishterë kanë mundësi që të Dielën e Rrëshajëve të mund të kremtojnë me mesha nëpër kishat anekënd Kosovës.
Ndërkohë, besimtarët myslimanë pesë kohët e namazit dhe të xhumasë do të mund t’i falin nëpër xhami.
Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’u përmbahen masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë.
Masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për prezencë në xhami janë:
– Të merret abdest në shtëpi
– Të vendosen maskat
– Të ketë dezinfektues duarsh në xhami
– Të mbahet distanca sociale
– Të mos ketë tubime të tjera përveç namazit, pra jo tubime me vijues të mësim besimit, jo mukabele, jo ligjërata, me përjashtim të hutbes së xhumasë.
– Ligjërata e xhumasë të mos zgjasë më tepër se 10 minuta
– Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta.
BIK lut të gjithë besimtarët që do t’i frekuentojnë xhamitë të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen masave të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















