E-Diaspora
Hapet ekspozita e Kushtrim Sylejmanit dhe Avdi Hajdarit
Punët e bëra në atelietë e tyre ekspozohen nga e premtja, më 20.11.2015, me fillim nga ora 18.00.
Fundjava që vjen sjell ekspozitën e artistëve Kushtrim Sylejmani dhe Avdi Hajdari. Punët e bëra në atelietë e tyre ekspozohen nga e premtja, më 20.11.2015, me fillim nga ora 18.00. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15.12.2015. Ekspozita organizohet në TheaterDietikon, që gjendet në adresën Bremgartenstrasse 23, 8956 Dietikon
Audienca (Publikum): Kushtrim Sylejmani
“Kur videolojërat morën hov, kahe dhe dimensione për aplikimin e teknologjisë, ky interaktivitet filloi të zgjerohet pa limit! Nga përvoja personale me konzola të modeleve të ndryshme, pra që nga fëmijëria ime(80s) kam përjetuar grafika prej më të thjeshtave e deri tani, ku këto grafika kompjuterike janë pothuajse reale! I inspiruar nga grafikat kompjuterike të mëparshme, ku unë i konsideroj thjesht vepra arti dhe bukuria e tyre besoj që qëndron në jopërsosmërinë e reflektimit të imazhit që e arsyeton thenien “vepra arti”! Në një lojë futbolli format horizontale të paraqitjes së publikut, lojtarëve, fushës, e në veqanti ngjyrat e ndezura dhe gjithqka tjetër në përmbajtje të asaj loje, janë harmonia dhe forma që kam gjetur inspirim! Reflektimi i punëve të mia paraqitet nga këto përvoja dhe me qëllim për të fituar publikun tim sikurse ato lojëra që më kanë pasur “publik” mua! Kur videolojërat morën hov, kahe dhe dimensione për aplikimin e teknologjisë, ky interaktivitet filloi.
Avdi Hajdari ( KAME): Kutia e zezë
“Në ciklin e pikturave “Kutia e zezë” ekziston një forcë shtytëse që të bën ta kuptosh një realitet të përsëritshëm, në të cilën është i “harmonizuar” një realitet “Karma”, që të shtynë të kuptosh se kemi të bëjmë me diçka permanente në realitetin e quajtur ‘kohë’, pa vend të caktuar lokal, por diçka globale, duke përfshirë faktorë, siç janë: politika dhe çështjet sociale që në përgjithësi të shtyjnë në një stazë pikëlluese, dhe këtë fenomen ta shpreh përmes punës sime, pra pa e menduar realitetin vdekje, por duke u fokusuar për ta reflektuar përmbajtjen e vërtetë të kutive të zeza! Puna ime si qëllim kryesor ka një ndihmesë në mënyrë tërthore, për arsye se vetë emërtimi “Kutia e zezë” të jep një ndjenjë për ndjenjat, zërat dhe gjërat sekrete që kanë nevojë të dalin në sipërfaqe dhe të reflektojnë atë realitet të fshehur sikurse ngjyrat kontraste me njëra-tjetrën! Forma e zgjedhur e reflektimit të këtyre punëve nëpërmes materialeve të ndryshme dhe strukturës e tregon një përmbajtje të mesazhit të dhënë më lart dhe formave simbolike abstrakte që shprehin të vërtetën pikëlluese!
Tetor, 2015”.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Nëntor 2015
- Ora18:00
- LokacioniDietikon
- Data e përfundimit20 Nëntor 2015 - 0:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














