Lajme
Hapet Shkolla Shqipe në Egg të Cyrihut
Shkollave Shqipe në Zvicër iu bashkua edhe Shkolla shqipe në Egg të Kantonit të Cyrihut
Vatrat e arsimit dhe kulturës shqiptare janë duke u përhapur kudo në Zvicër, pasi që puna aktiviteti dhe përkushtimi i mësuesve, prindërve e fëmijëve shqiptarë është duke dhënë rezultate të shkëlqyera.
“Kjo, gjithnjë duke pasur pikënisjen e mbështetjen dhe organizimin e mirëfilltë që po bën dr. Vaxhid Sejdiu në kuadër të Shkollave Shqipe në Zvicër, të cilën janë duke e përkrahur edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, si dhe institucionet arsimore”, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqipe, përcjell albinfo.ch.
“Kështu pasi u hapën shumë shkolla, kohët e fundit, si në Regensdorf, në Shkollën “Rüttihof” të qytetit të Cyrihut, po ashtu siç u çel shkolla në Otewil am See, edhe në Egg të Cyrihut, më 22 shtator 2020 u hap shkolla shqipe për nxënësit shqiptarë. Mësimi mbahet ditëve të marta nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe në këtë pikë shkollore punon mësuesja Albulenë Jusufi. Natyrisht, gëzimi vihej re që në sytë, fytyrat e gjestet e nxënësve dhe prindërve që i kishin sjellë këta fëmijë në shkollën shqipe.”, thuhet më tutje në njoftim.
“Kështu sukseset jo vetëm nuk na kanë munguar, por edhe zgjerimi e mbarëvajtja e shkollave shqipe ka ecur e po ecën në një udhëtim të mbarë dhe një aktivitet i këtillë do të vazhdoj me intensitet edhe në javët në vazhdim. Suksese nxënësve dhe Shkollës shqipe në Egg, të kantonit të Cyrihut”, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqipe, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













