E-Diaspora
Hapet shkolla shqipe në Waiblingen të Gjermanisë
Mësimi plotësues shqip në Baden-Württemberg është mësim vullnetar dhe në bazë të interesimit dhe gatishmërisë së prindërve dhe sipas kritereve të caktuara mund të hapet ndonjë paralele e re.
Ndryshe mësimi plotësues quhet edhe mësim konsullor, pasi mësimi organizohet nga Konsullatat e ndryshme në ketë land. Së fundmi më një angazhim të stafit të Konsullatës së Kosovës në Stuttgart, në veçanti të Konsullit, Besnik Miftaraj, është arritur që një paralele të hapet në Waiblingen, që përfshinë nxënësit e ciklit të ulët. “Në koordinim më drejtoreshën e shkollës dhe mësuesen Femije Hoxha është organizuar një mbrëmje informuese më prindërit shqiptarë për të vazhduar hapat drejt fillimit të mësimit që është mbajtur për herë të parë me 20.10.2017”, shprehet për “albinfo.ch”, Besnik Miftaraj, Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Gjithashtu një javë më parë në qytetin Heilbronn është hapur një paralele, e cila për arsye të numrit dhe interesimit në rritje do të ndahet në dy paralele. Tutje ai ka shtuar se po ashtu edhe në Lörrach dhe rrethinë është hapur një paralele dhe gjatë ditëve në vijim pritet të hapen edhe dy të tjera.
“Nga takimet e rregullta me bashkatdhetarë ka rezultuar që interesimi të zgjohet dhe kështu do të ketë hapa konkret në hapjen e disa paraleleve në Stuttgart, Leonberg, Schëäbisch Gmünd, Ravensburg dhe nisa lokacione të tjera”, ka pohuar ai.
Fatkeqësisht numri i nxënësve në shkollat shqipe në krahasim me nxënësit shqiptarë është tejet i ulët, por Konsullata e Kosovës mbetet e angazhuar që të këtë sa më shumë rritje.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”














