Kosova
Haradinaj: Anëtarësimi në INTERPOL, do të ndihmonte edhe rajonin
“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj që të parandalojë dhe të luftojë ekstremizmin në vend dhe ky angazhim do të vazhdojë”, citohet të ketë thënë kryeministri.
“Mbështetja e SHBA-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, liberalizimi i vizave, finalizimi i dialogut me Serbinë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO është jetike për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. Në njoftimin për media të Qeverisë thuhet se në takim, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Maroccon për të arriturat në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit ekstrem, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për paqen e qëndrueshme në vend dhe rajon.
“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj që të parandalojë dhe të luftojë ekstremizmin në vend dhe ky angazhim do të vazhdojë”, citohet të ketë thënë kryeministri.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në INTERPOL do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe BE-në në fuqizimin e sigurisë dhe se për këtë është e nevojshme edhe ndihma e SHBA-së. Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, ka theksuar përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, derisa çmoi angazhimin konkret të Kosovës në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











