Kosova

Haradinaj dhe 17 kosovarë tjerë largohen nga lista e INTERPOL-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është më në listën e personave që kërkohen nga INTERPOL-i. Përveç tij nga lista janë larguar edhe 17 persona të tjerë nga Kosova ka njoftuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, transmeton albinfo.ch.

“Jam informuar se INTERPOL ka larguar nga listat 18 persona nga Kosova që kanë pasur fletarrest nga Serbia dhe në mesin e tyre është edhe kryeministri”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.