Kosova
Haradinaj flet për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri, Rama i përgjigjet Daçiqit
Ramush Haradinaj është shprehur i lumtur që 12 marrëveshjet u arritën në prag të 28 nëntorit dhe po ashtu tha se dy shtetet janë në bisedime për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri.
“Jemi gëzuar se në këtë mbledhje të përbashkët është bërë ngritja jonë kombëtare dhe jemi në vigjilje të 28 nëntorit dhe 105 vjetorit, po ashtu ky vit ka qenë edhe viti i Skënderbeut.
Kosovën e presin sfida dhe rrugëtimin tonë më tutje e shohim ndërlidhur ngushtë me Shqipërinë, falënderojmë kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin në arritjen e marrëveshjeve”, është shprehur Haradinaj, pas përfundimit të takimit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive në Korçë se ka shumë punë për të bërë qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri.
“Gjithçka lë për të dëshiruar në çdo aspekt të jetës sonë, qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë, pasi në një proces, zhvillimi, shtetbërje dhe transformimi, por nëse kthejmë kokën pas shohim rritje inkurajuese të shkëmbimit tregtar. Po presim të bëjmë unifikimin doganor. Do të vazhdojmë me heqjen e barrierave jotarifore”, ka thënë Rama.
Ai ka folur edhe për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Ballkani është i lirë dhe secili ka të drejt të shoh ëndrra. Nuk i komentoj ëndrrat e tjerëve. Ne ëndrrën tonë e kemi të qartë dhe askush nuk na ndalon në realizimin e saj”, ka thënë Rama.
Rama shtoi se mbledhja e ardhshme do të mbahet në Pejë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













