Kosova
Haradinaj i bindur që nuk do të fal territor
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë së tij në qytetin e Rahovecit në Kosovë, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të jap diçka, që t’i rregulloj të dy palët. Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën. Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën.
“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët, Evropa po na thotë ne çka jepni ju për marrëveshje, por hala nuk ka dhënë asgjë Evropa vet për marrëveshje, as Berlini, as Parisi, as këta që po na bëjnë presion hiqeni taksën nuk kanë shti diçka në lojë, çka munden me shti ata, afatin kohor, me caktu vitin, datën, me thënë nëse mirreni vesh këtë vit hyni në BE të dytë, për shembull vitin 2022. Me thënë këtë Evropa është ndryshe për Serbinë, por edhe për ne është interesant kjo”- pohoi kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj.
Sipas Haradinajt, demarkacioni me Malin e Zi realisht nuk ka përfunduar, ai thekson se rezultati përfundimtar do të shihet pasi që të krijohet komisioni i përbashkët mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Ne i kemi dy vjet, me kriju një komision të përbashkët Kosova dhe Mali i Zi, ai komision ka me shku me i qit gurët, pa i qit ai komision gurët asgjë nuk ka ndodh, as nuk i kam dhënë tokë Malit të Zi, as nuk po i japim tokë Malit të Zi. Jemi të këtij vendi, të kësaj toke, Zoti na nin dhe ne jemi këtu, asgjë tjetër nuk ka bërë vaki, e kemi votuar në Parlament raportin e komisionit shtetëror që e ka gjetur gabim atë marrëveshje, është votuar me dy të tretat, është votuar deklarata e presidentëve, kur vjen komisioni Kosovë-Mali i Zi kur shkon me i qit gurët. Nuk ka komision që guxon me i qit gurët gabim, se e ka obligimin me dy të tretat e Parlamentit me i respektua të gjeturat e raportit të Kosovës. U them këtyre që po kanë qejf me qitë shibla, mos u ngutni sepse edhe për fëmijët e juaj kam me e nxjerr Qakorrin edhe Kullën”-theksoi Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














