Kosova
Haradinaj: Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim
Ai vlerësoi se Qeveria është duke punuar maksimalisht me partnerët nga bizneset në përshpejtimin e proceseve dhe avancimin e programit legjislativ, i cili do të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe bizneseve vendore
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin theksoi rëndësinë që ka zhvillimi ekonomik për rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit, transmeton albinfo.ch.
Ai vlerësoi se Qeveria është duke punuar maksimalisht me partnerët nga bizneset në përshpejtimin e proceseve dhe avancimin e programit legjislativ, i cili do të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe bizneseve vendore. Kryeministri tha se bizneset nga Kosova duhet të jenë garuese me të gjitha bizneset rajonale dhe për këtë duhet të krijojmë lehtësira tatimore.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se pas marrëveshjes për investim në energji që kap shifrën 1 miliard e 300 milionë euro, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim.
“Mendoj se ka ndryshuar gjithçka dhe për këtë mos të brengosen ata të energjisë alternative, sepse ky investim vetëm sa i favorizon ata sepse vetvetiu lind nevoja e balancit për energjinë alternative”, tha kryeministri. Në takim u diskutua për Ligjin e ri të Punës, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjin për Festat Zyrtare.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











