Kosova
Haradinaj: Kufijtë i luan vetëm lufta
“Kufijtë nuk lëvizen pa luftë”, ishte përgjigja e kryeministrit Haradinaj ndaj deklaratave të Thaçit.
Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi në lidhje me deklaratat për korrigjinimin e kufinjëve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Kufijtë janë vendosë me luftë vetëm lufta mundet me i luajtë. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim e kanë. Krejt ka janë shqiptarë me qejf i kishim marrë edhe Preshevën, për këtë s’ka dilemë askush besoj. Por kufijtë janë vendos nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufijtë, janë dhjetëra e mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është bukur imagjinatë e lehtë me mendu që dikush luan me kufij se s’luhet me kufij. Mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur vetëm njohja reciproke, dialogu është për njohje në këta kufij”, tha ai.
Haradinaj tha se deklaratat për ndryshimin e kufijve janë vetëm retorikë kthyese e deklaratave nga serbët kur thonë se “Kosova është zemra e Serbisë” e të ngjashme.
Kryeministri Haradinaj, theksoi se Kosova i përket udhëheqjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe nuk do t’i lëvizë kufijtë.
“Mendoj që ka njëfarë logjike kjo retorikë ku thuhet se Kosova është Serbi, e Serbia është zemra e Kosovës e të tjera. Disa të Kosovës pastaj ia kthejnë Beogradit duke i thanë që edhe Presheva është Kosovë dhe unë kështu po e shoh këtë retorikë të ndërsjellë. Por mos e harroni një gjë dhe nuk është që po e them unë, kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm Vladimir Putinit, në kontinentin tonë se tjetërkujt nuk i intereson. Ai e ka një rritje të fuqisë nga periudha e fundit kur është shkatërruar BRSS-ja, ne perimetër të kufijve të sotëm ka popullsi ruse në disa vende edhe dëshiron me e shfrytëzu këtë momentum të fuqisë së tij sepse është e përkohshme për me i aneksu disa pjesë, disa territore që e dimë që i ka të afërt. Ne nuk i takojmë hartës së tij, por një botë tjetër që e udhëheq Amerika, ne nuk i përshtatemi lojërave të tij, kufijtë nuk i luajmë. Pra, nuk luhen kufijtë e vendosur me luftë”, tha në fund kryeministri Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025
Jeta në Zvicër
-
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që shënuan arritje në fushëveprimin e tyre, redaksia jonë ka dalluar... -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar













