Kosova
Haradinaj premton ligjin për të pagjeturit
20 vjet pas përfundimit të luftës, krerët shtetërorë shpresojnë se çështja e të pagjeturve të arrihet në marrëveshjen finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë vënë kurora lulesh te lapidari në hyrje të Kuvendit që kujton edhe 1600 të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë.
Derisa presidenti Thaçi është larguar pa folur, kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se çështja e të pagjeturve do të jetë një nga temat e këtij dialogu që do të nisë në 2019-ën, por nuk ka precizuar nëse do të jetë kushti final për t’u arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Ai ka thënë se megjithëse janë vonuar, është më mirë vonë se asnjëherë të flitet për këtë çështje. Ndërkaq u ka premtuar familjarëve të të pagjeturve se kërkesa e tyre për ligjin, i cili do të rregullojë statusin e tyre, do të bëhet gjatë 2019-ës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se mallkimi për Serbinë do të vijë pikërisht nga familjarët e të zhdukurve dhe, sipas tij, shtetet duhet të intensifikojnë kërkimet që kësaj çështjeje t’i vihet pika.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













