Kosova

Haradinaj shumë modest, në Bruksel me “Economy Class”

Modestinë e ka pasqyruar edhe në udhëtimin e tij të parë në këtë shtet si kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur për në Bruksel, por jo si liderët tjerë shtetëror. Ai është treguar shumë modest duke u akomoduar në aeroplanin me të cilin do të udhëtojë për në Bruksel sikur të gjithë udhëtarët tjerë në “Economy Class”.

Për të është rezervuar një ulëse në rreshtin e pestë të fluturimit Prishtinë – Vjenë – Bruksel. Haradinaj nuk ka preferuar udhëtimin me Business Class siç ndodh zakonisht me zyrtarët e lartë të të gjitha shteteve të botës.