Kosova
Haradinaj thotë se do ta respektojë vendimin e Kuvendit për Specialen
Kreu i qeverisë Kosovare ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vizitën që ka pasur në QKUK ka deklaruar se çfarëdo vendimi që merret nga Kuvendi do ta respektojnë, transmeton albinfo.ch.
“Mua më ka punësuar Parlamenti. Çfarëdo vendimi që marrin të zgjedhurit e popullit, Qeveria është e obliguar ta respektojë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale për Kosovën nuk ka qenë vendim i drejtë. Ndërsa ka theksuar se Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend shembullor për respektimin e ligjit ndërkombëtar.
Më herët kreu i qeverisë Kosovare ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale të cilën po e kundërshtojnë ambasadorët.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës











