Kosova
Haradinaj viziton Suharekën, pas vërshimeve
Kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrat Bedri Hamza e Bejtush Gashi, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, ku është njoftuar për dëmet e shkaktuara në këtë komunë.
“I sigurojmë qytetarët e komunës së Suharekës se Kosova është me ta në sanimin e dëmeve që kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve”, tha kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i bëri sot Komunës së Suharekës, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara në këtë komunë pas reshjeve të shiut, njofton ZKM, shkruan albinfo.ch.
Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar qytetarët e Suharekës, institucionet komunale, kryetarin, të gjitha grupet parlamentare politike, FSK-në, Policinë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që ishin të mobilizuar në evitimin e kësaj gjendjeje.
“Tani jemi në kohën kur duhet t’i sanojmë pasojat e këtyre dëmeve dhe komuna ka vendosur ta ridedikojë një fond të caktuar. Niveli nacional do ta përkrahë këtë ridedikim që të kalojë në dedikim emergjent për familjet që janë dëmtuara”, tha kryeministri Haradinaj.
Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka hyrë në obligim që të alokojë një fond emergjent dhe njëkohësisht ka marrë obligim për sanimin e plotë të pasojave të shkaktuara në bazë të procedurave të rregullta që parashihen me ligj, pasoja këto të shkaktuara në infrastrukturë publike, institucione publike, ekonomi familjare, biznese etj.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se qeveria do të ndajë edhe një shumë emergjente prej 1.1 milion euro që do t’i bashkëngjitet shumës prej rreth gjysmë milioni dhe fondi emergjent arrin shumë mbi 1.5 milion euro, mjete këto që do të dedikohet për situata emergjente për përkrahjen e familjeve në nevojë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se e ka njoftuar kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe ministrat për gjendjen aktuale që ka ndodhur në komunë pas vërshimeve nga reshjet e shiut.
Kryetari Muharremaj falënderoi kryeministrin për vizitën, duke thënë se në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare, Komuna e Suharekës ka ndarë një fond të veçantë prej 430 mijë eurosh për sanimin e dëmeve.
Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe objektin e Komunës, i cili është përfshirë nga vërshimet e fundit, njësinë zjarrfikëse dhe shpëtuese, ku u njoftua për gjendjen pas vërshimeve në këto institucione, duke premtuar edhe sanimin sa më të shpejtë të dëmeve.
Vizitën e tij kryeministri e vazhdoi në fshatin Grejkoc, ku pa nga afër ekipet e FSK-së të cilët janë duke bërë sanimin e dëmeve të shkaktuara në këtë fshat, si dhe disa familje të prekura nga vërshimet në fshatin Sopijë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












