Turizëm
“Hardh Fest”, i gatshëm të presë turistët
“Konaku i “Hardh Festit”, konaku i mijëra turistëve është drejt përfundimit të rikonstruksionit total, ku këtë vit vjen me një pamje të re për “Hardh Fest 2017”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale
Njëri nga festivalet e shumta në Kosovë, por edhe ndër më të njohurit është “Hardh Fest”, që mbahet në qytetin e Rahovecit.
Këtë vit, ky festival vjen me risi. “Konaku i “Hardh Festit”, konaku i mijëra turistëve është drejt përfundimit të rikonstruksionit total, ku këtë vit vjen me një pamje të re për “Hardh Fest 2017”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale.
Konaku apo Tregu i Vreshtarëve është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna Rahovec, implementimi i projektit bëhet nga Komuna e Rahovecit, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosovë. Gjithashtu, “Hardh Fest”, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin, verën dhe enologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësit për promovim të turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, Rajon dhe mbarë Botën.
Edicioni i sivjetmë do të mbahet nga 7 deri më 10 shtator.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale










