Lifestyle

Hardy flet për filmin  e ri ‘Venom’

Aktori britakin, Tom Hardy flet për filmin e fundit i cili sipas tij ndërlidhet me jetën e përditshme.

Aktori britanik Tom Hardy ka folur për filmin e tij të ri ‘Venom’ në një konferencë shtypi në Moskë.

Ai e ka ndërlidhur rolin e fundit filmik me jetën e përditshme.

“Për mua, koncepti i të qenit në gjendje të bëj atë që dëshiroj kur të duash pa marrë parasysh pasojat është diçka që të jep kënaqësi për t’u eksploruar si qenie njerëzore. Ju duhet të përputheni me etikën sociale, me rendin simbolik shoqëror dhe të bëni gjënë e duhur si komunitet” ka thënë mes tjerash Hardy.

Filmi i bazuar në personazhin e librit komik është gati për t’u lansuar më 5 tetor.