Kosova
Haziri çmon lart investimet nga diaspora e Zvicrës në Kosovë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në “Swiss Clinique”, ka deklaruar se shumë shpejtë regjioni i Gjilanit, ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës, do ta ketë njërën nga klinikat më të avancuara në Kosovë.
“Vizitova njërin prej investitorëve më të mëdhenj që vjen prej Zvicrës tashmë me shërbimin në shëndetësi me klinikën e specializuar ‘Swiss Clinique’, nga pronari i kompanisë Kastro, e që është investitor i dalluar në komunën tonë”, është shprehur Haziri, shkruan albinfo.ch.
“Është njëra prej shërbimeve shëndetësore më të mëdha që regjioni i Gjilani do ta ketë, ku përfshihet edhe Kumanova, Presheva e Bujanoci. Shërbimi, mjekët, specializantët dhe përkujdesja, do ta lehtësoj jashtëzakonisht shumë këtë shërbim. Pres me padurim inaugurimin dhe besojmë shumë që ky investim do të jetë krenaria e Gjilanit”, është shprehur tutje kryetari i Gjilanit, njofton faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit.
Pronari i kompanisë Kastro, njëherësh edhe i Swiss Clinique, Bari Kastrati, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, përkujdesjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me këtë kompani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













