Lajme

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje bashkatdhetarët nga Zvicra, Dr. Mentor Bilallin e Kamer Zymberin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar sot me mirënjohje të veçanta dy bashkatdhetarët nga Zvicra, Dr. Mentor Bilallin dhe Kamer Zymerin, për sukseset e arrritura në Zvicër.

Dr. Mentor Bilalli, specialist që dhe vepron në Zvicër, është nderuar për sukseset e arritura në fushën e mjekësisë dhe për promovimin e imazhit të mirë të Kosovës në diasporë. Bilalli, që nga 1 janari 2021, ka marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal.

Ndërsa, Kamer Zymeri është nderuar me mirënjohje në nderim të suksesit të treguar në përfaqësim dinitoz të mërgatës shqiptare në institucionet zvicerane, e në veçanti kontributin e dhënë më lobimin e për çështjen e Kosovës.