Kosova
Haziri i lë pa shërbime banorët e Luginës që jetojnë në Gjilan
Tashmë është bërë e zakonshme që udhëheqës institucionesh të deklarojnë ndryshe e të veprojnë krejt diçka tjetër.
Këto deklarata të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, bien ndesh me faktin se banorët e Luginës, të cilët jetojnë në këtë komunë, hasin në vështirësi të shumta, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Kjo pasi që zyra e vetme e cila ka funksionuar në kuadër të kësaj komune, e cila luginasve iu ka shërbyer dhe ndihmuar mjaft shumë për çfarëdo problemi, nga janari është mbyllur.
Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja “Vatra”, thotë se një veprim i tillë i kryetarit Haziri i ka dëshpëruar banorët e tri komunave, Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, të cilët jetojnë në Anamoravë.
Sipas Kadriut, edhe pse komuna ishte e obliguar ta financojë këtë zyrë, shumë herë kanë funksionuar me mjete të tjera.
Ndërkaq, thotë ai, vetëm kur është kohë fushate liderët dalin me fjalë të mëdha se do të bëjnë gjithçka në favor të këtyre banorëve por që nuk punojnë asgjë në këtë drejtim.
Por, kryetari i kësaj komune thotë se kjo zyrë është mbyllur përkohësisht, pasi drejtuesit e saj u bashkuan me partinë “NISMA”.
Megjithëkëtë, Haziri thotë se shumë shpejt për banorët e Luginës do ta zgjedhë një shërbyes civil, i cili do të jetë vetëm në shërbim të tyre për rregullimin e dokumentacioneve të ndryshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












