Kosova
Haziri: Komunave iu ndalua të flasin me ambasada pa dijeninë e MPJ-së
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 26-vjeçarit Agon Musliu në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të qeverisë po shfrytëzohet për karantinim të të kthyerve nga Perëndimi, ka thënë se pas vdekjes tragjike të 26-vjeçarit në karantinë, qeveria u ka thënë se kryetarët e komunave nuk guxojnë të komunikojnë me ambasadat.
Po ashtu, ai ka treguar se në fillim komunat e kishin të ndaluar nga qeveria të flisnin edhe për pandeminë.
“Nuk kanë të drejtë të sillen ashtu. Nuk kanë të drejtë t’u thonë kryetarëve të komunave që nuk guxojnë të komunikojnë me ambasada. Kjo ka ardhë me shkrim në Gjilan.
Nga qeveria komunat nuk kanë të drejtë të flasin për Covid-19. Prej qeverisë ka ardhur. Në fillim e kanë nisur të mos flasin për pandemi, ne nuk kemi autorizime të flasim për pandemi…
“Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet t’u ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet t’i arsyetojë lëshimet e tij”, ka thënë Haziri në Reporteri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














