Bota
Me hedhje të sëpatës, e largojnë stresin
Klubi i ri i hedhjes së sëpatës është hapur në Uashington, duke i ftuar pjesëmarrësit që të çlirohen nga stresi me këtë praktikë të lashtë kanadeze. Aktiviteti ishte bërë i famshëm mes çifteve të shkurorëzuara, por tani e praktikojnë të gjithë ata që duan të ikin nga puna e lodhshme dhe politika.
“Është shumë mirë dhe e heq stresin kur mund të hedh një objekt të mprehtë dhe mes tjerash e gjithë kjo është legale”, tha Lauren Hutchinson.
Kjo praktikë kishte filluar në Kanada më 2014, por tani është zgjeruar në 16 lokacione në gjithë Amerikën Veriore. Pjesëmarrësve u mbahet një ligjëratë e shkurtër se si të gjuajnë sëpatën para se të zhytën në një garë miqësore. Hutchinson insistoi se secili mund ta bëjë dhe burrat e gratë janë të barabartë kur bëhet fjalë për aftësitë e tyre. Por, ajo shtoi se burrat frustrohen më lehtë.
Derisa nuk ekziston ndonjë kod për veshje, përpos atleteve, James Cowan dhe vëllai tij erdhën në veshur me rroba tradicionale skoceze. E lokali në Uashington shpreson që së shpejti do të hapë edhe një bar këtu që kjo praktikë të përcillet me birra.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













