Lifestyle

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi: Edhe zënkat i japin bukuri lidhjes sonë

Heidi dhe Robini shpalosin për albinfo.ch hollësi rreth lidhjes së tyre të dashurisë, flasin për ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre, për planet e martesës dhe dasmës, e shumëçka tjetër

Të dy janë të njohur dhe të suksesshëm. Profesionet e tyre nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Njëri është kampion në Evropë në boksin profesionist, ndërsa tjetra modele e njohur ndërkombëtare. Megjithatë, ata e kanë një të përbashkët: Dashurinë! E kemi fjalën për boksierin shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqin dhe modelen shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku. Të dy hapur dhe çiltër, për albinfo.ch tregojnë për lidhjen e tyre të dashurisë dhe planet e martesës dhe dasmës së tyre.

© art by @fadilberishaphotography

Albinfo.ch: Robin, urime për fitoren e radhës në boks. Si i keni kaluar ditët pas fitores?

Robini: Ditët pas fitores janë shumë të mira. Ndihem shumë i lehtësuar nga gjithë ajo përgjegjësi që kam pasur mbi vete. Pas secilës fitore bashkë me Heidin mundohemi që ato ditë t’i kalojmë sikur të ishte muaj i mjaltit.

Albinfo.ch: Heidi, të shohim gjithmonë që merr pjesë gjatë meçeve të Robinit në boks, madje shfaqesh shumë e emocionuar. Na përshkruaj pak emocionet derisa e sheh të dashurin duke luftuar në ring.

© art by @fadilberishaphotography

Heidi: Jo vetëm që jam prezente në meçet e Robinit, por jam me të dhe përkujdesem për atë edhe gjatë tre muajve të përgatitjeve që i zhvillon Robini. Kështu që në atë natë është e detyrueshme të jem e pranishme sepse dua që ta përjetojmë së bashku gëzimin e fitores. Është një përgjegjësi e madhe dhe gjithashtu emocion i jashtëzakonshëm për gjithë shqiptarët. Ndërsa unë si gruaja e tij kam sigurisht edhe më shumë emocione.

Albinfo.ch: Kur e sheh në disavantazh bashkëshortin gjatë boksimit, të jepet ndonjëherë që të futesh në ring për ta ndihmuar?

© art by @fadilberishaphotography

Heidi: Secilën goditje që e merr Robini e ndjej me dhimbje ashtu sikur çdo goditje që e jep e përjetoj me kënaqësi.

Albinfo.ch: U bënë vite që jeni bashkë. A mund të na tregoni pak për fillimet e lidhjes suaj dhe kush e mori hapin e parë?

Heidi: U njohëm në maj të vitit 2016, kurse lidhjen e filluam në gusht të po atij viti. Pra, prej 2 vjetësh e gjysmë jemi së bashku.

© art by @fadilberishaphotography

Robini: Ne kemi një mik që njihemi shoqërisht por edhe familjarisht së bashku dhe ai e bëri të mundshme njohjen tonë. Kam qenë unë që kam insistuar të njihem me Heidin sepse më pëlqente karakteri i saj dhe qëllimet e saj për jetën dhe të ardhmen. (ndërhyn Heidi)

Heidi: Ne kemi filluar lidhjen tonë me qëllime të sinqerta, pa mashtrime. Dëshira jonë është që gjithë jetën ta kalojmë së bashku, të kemi një familje të shëndoshë dhe të jemi shembull për të tjerët.

© art by @fadilberishaphotography

Albinfo.ch: Ti Robin jeton në Gjermani, ndërsa Heidi në Zvicër. Aktualisht a jetoni bashkë dhe ku jetoni?

Robini: Është e vërtetë, por ne shumicën e kohës jetojmë së bashku. E vizitojmë familjen e Heidit në Zvicër, por edhe Heidi familjen time. E rëndësishme është që pavarësisht se ku jemi, ne gjithmonë thuajse jemi bashkë.

Albinfo.ch: Heidi, çfarë të tërhoqi te Robini që të përvetësojë dhe a kishe dëgjuar më herët për Robinin apo ke shikuar meçet e tij?

Heidi: Robinin nuk e kam njohur me herët dhe nuk kam pasur njohuri me sportin e boksit. Por, që nga koha kur u njohëm më pëlqente sjellja, morali, karakteri dhe çdo gjë e tij më bënte të kuptoj se ky është personi i merituar.

© art by @fadilberishaphotography

Albinfo.ch: Po ty Robin, çfarë të pëlqeu te Heidi?

Robini: Heidi i ka të gjitha të mirat. Për mua është gruaja më e mirë në botë. Më së shumti më pëlqeu fakti se e kishim qëllimin e njëjtë: Të kemi një familje të shëndoshë. Ajo është e lindur për të qenë një nënë dhe grua e lumtur. Shpresoj dhe lutem që këtë ëndërr ta bëjmë realitet.

Albin fo.ch: Çfarë ju bën të njëjtë si tipa dhe çfarë keni të ndryshme?

Robini: Jemi të dy këmbëngulës dhe shumë luftëtarë për atë që duam ta arrijmë. Edhe nëse nuk është diçka e lehtë, ne besojmë në punën tonë dhe me punë arrijmë t`i realizojmë qëllimet tona. Gjithë arritjet i kemi bërë me mund dhe djersë. Në të ardhmen do të jemi edhe më të fortë, sepse tash jemi së bashku dhe mbështesim njëri-tjetrin.

© art by @fadilberishaphotography

Heidi: Jemi të dy persona shumë të ndjeshëm dhe emocionalë, duam t`u bëjmë mirë edhe të tjerëve. Ndryshimi nganjëherë tek ne është vetëm durimi. Robini është tip më i durueshëm se unë. Ndoshta, kjo është edhe “disiplina” më e mirë që e bën atë në fund të dalë fitues.

Albinfo.ch: Si e thërrisni njëri tjetrin, me cilat fjalë përkëdhelëse?

Robini: Heidin e thërras me emra të ndryshëm përkëdhelës. Edhe ajo gjithashtu mua. Zakonisht këtë e bëjmë që t’i japim më shumë buzëqeshje njëri tjetrit. Këta emra preferojmë që të mbeten mes nesh.

Albinfo.ch: Natyrisht se jeta në çift nuk kalon edhe pa ndonjë zënkë. Për çfarë jeni zënë herën e fundit?

Heidi: Fatmirësisht nuk kemi zënka të shpeshta, por natyrisht si çdo çift tjetër në botë, edhe tek ne ndodh ndonjë zënkë. Megjithatë, besoj se edhe ato momente i japin bukuri lidhjes sonë.

© art by @fadilberishaphotography

Albinfo.ch: Mes Gjermanisë dhe Zvicrës, ku do të ju shohim duke jetuar në të ardhmen?

Robini: Jeta është e gjatë dhe nuk i dihet, por besoj se plani është për të jetuar në po këto dy shtete: Gjermani ose Zvicër.

Albinfo.ch: Si do ta përkufizoni vitin 2018 për ju?

Heidi: Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për ne të dy. Unë, kam pasur shumë kontrata ndërkombëtare dhe suksesi im po vjen duke u rritur. Në anën tjetër, Robini ka pasur një vit në të cilin shkroi edhe historinë. I ka zhvilluar tri ndeshje gjatë këtij viti të cilat i mbylli me shumë sukses. Më 2 qershor u bë Kampion i Evropës, kurse me 17 nëntor e mbrojti titullin e Kampionit të Evropës. Më pak fjalë, ishte një vit i paharruar për të dytë ne!

© art by @fadilberishaphotography

Albinfo.ch: Cilat janë tri dëshirat e juaja për vitin 2019?

Robini: 1. Të jemi shëndosh e mirë; 2. Të synoj dhe të fitoj titullin e botës dhe 3. Dasma dhe kurorëzimi me martesë i dashurisë sonë.

Albinfo.ch: Pra, gjatë vitit 2019 do të presim martesën dhe dasmën tuaj?

Është në planet tona dhe dëshirojmë ta realizojmë këtë ëndërr. Shumë shpejt do të ju njoftojmë edhe për detaje të tjera rreth ceremonisë sonë.

© art by @fadilberishaphotography

2018, vit shumë i suksesshëm për të dytë

Heidi: Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për ne të dy. Unë, kam pasur shumë kontrata ndërkombëtare dhe suksesi im po vjen duke u rritur. Në anën tjetër, Robini ka pasur një vit në të cilin shkroi edhe historinë. I ka zhvilluar tri ndeshje gjatë këtij viti të cilat i mbylli me shumë sukses. Më 2 qershor u bë Kampion i Evropës, kurse me 17 nëntor e mbrojti titullin e Kampionit të Evropës.

© art by @fadilberishaphotography

“Heidi i ka të gjitha të mirat”

Robini: Heidi i ka të gjitha të mirat. Për mua është gruaja më e mirë në botë. Më së shumti më pëlqeu fakti se e kishim qëllimin e njëjtë: Të kemi një familje të shëndoshë. Ajo është e lindur për të qenë një nënë dhe grua e lumtur. Shpresoj dhe lutem që këtë ëndërr ta bëjmë realitet.

 

Autor i fotografive: Fadil Berisha