Lajme
Heldt: Vazhdimisht avokoj në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë në KTV se është avokues i vazhdueshëm i liberalizimit të vizave për Kosovën, ashtu si edhe shumë njerëz prej forcave politike në Gjermani dhe në Bruksel.
“Jam shumë i kujdesshëm për këtë, sepse e di çfarë procesi kompleks është ky. Së paku, e vetmja gjë që mund ta them është se unë vazhdimisht avokoj në favor të kësaj dhe prej forcave politike në Gjermani dhe në Bruksel ka shumë njerëz që hapur avokojnë për këtë. Politikanët që kanë qenë këtu në Kosovë dhe që e dinë situatën nga të gjitha partitë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse ishte optimist që shtetet anëtare mund të pajtohen rreth çështjes së liberalizimit, ai ka thënë se “vërtet shpreson”, ndonëse nuk ka dashur të japë data.
“Tani, përballemi me ndikimin e koronës në trupat vendimmarrës. Do të lëvizim tani pas presidencës kroate të BE-së, ku ata po ashtu u desh ta shtyjnë Samitin e Ballkanit Perëndimor. Nga 1 korriku tutje ne do të hyjmë në presidencën gjermane. Unë vërtet shpresoj, por nuk do ta bëj gabimin e të flas për datat dhe perspektivën e saktë”, ka thënë ai.
Heldt njëherazi ka folur për mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian. I ka përmendur tri shtyllat.
“Është Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe i ashtuquajturi Këshilli Evropian, që në esencë janë shtetet anëtare”, ka thënë ai, duke vazhduar se Komisioni Evropian e kishte kryer punën e vet më 2018-n, me rekomandimin.
“Parlamenti Evropian e kreu punën e vet nga fundi i vitit 2018 me votat pozitive në sesionin plenar dhe në të gjitha komisionet relevante. Ata që nuk e kanë kryer punën e tyre jemi ne, shtetet anëtare”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












