Shkurt.ch
Helikopterët e “Rega”-s, 180 fluturime shpëtimi gjatë ditëve të festës
Në tri të katërtat e rasteve bëhet fjalë për shpëtimin e njerëzve që merren me sportet dimërore, njofton “Rega”
Gjatë katër ditëve të kaluara në prag dhe gjatë festës së Krishtlindjes, shërbimi për shpëtim nga ajri “Rega” me helikopterët e tij ka ndërmarrë gjithsej 180 misione shpëtimi. Në tri të katërtat e rasteve bëhet fjalë për shpëtimin e njerëzve që merren me sportet dimërore, njofton “Rega”.
Ndërsa shikuar sipas regjioneve, më së shumti ndihma e helikopterëve të saj është kërkuar në vendet si Mollis (Glarus), në Kantonin Graubünden dhe në Berner Oberland, shkuan srf.ch.
Ndërkaq, pilotët e këtyre helikopterëve e kanë shfrytëzuar gjithsej pesë herë lejen speciale të Zyrës Federale të Trafikut Ajror Civil. Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, kjo leje ka hyrë në fuqi vetëm nga e shtuna e javës së kaluar, transmeton albinfo.ch. Pilotëve u është lejuar të nisen nga Aeroporti Ushtarak në Emmen të Lucernit, në mënyrë që të mund të depërtonin mbulesën e mjegullës dhe pastaj të fluturojnë drejt Spitalit Kantonal të Lucernit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












