Sport
Hendbollistët shqiptarë të Zvicrës, shkëlqejnë për Kosovën
Tre hendbollistët nga Zvicra, Valon Dedaj, Sharr Ramadani dhe Luigj Quni kanë shkëlqyer për Kosovën
Kosova ka arritur barazimin e parë në arenën ndërkombëtare në hendboll te meshkujt, kurse hendbollistët nga diaspora, përkatësisht nga Zvicra, ishin ndër më të merituarit për këtë sukses historik, shkruan albinfo.ch.
Kosova barazoi 24:24 me Turqinë, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, derisa ishte shumë afër që të shënonte fitore, pasi pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë ishte në epërsi.
Tre hendbollistët nga Zvicra, Valon Dedaj, Sharr Ramadani dhe Luigj Quni kanë shkëlqyer për Kosovën. Quni ishte shënuesi më i mirë me gjashtë gola, kurse katër realizoi Dedaj, madje golin e barazimit, pasi veç kishte përfunduar koha e rregullt. Ramadani shënoi tre gola në pjesën e dytë, duke e ndihmuar mjaft Kosovën.
Në fazën e parë të grupeve, Turqia prinë në Grupin B me tri pikë, ndërsa Kosova ka një. Estonia s’ka pikë. Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan në janar me Estoninë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror















