Sport
Heroi tragjik
Pavarësisht humbjes së penalltisë, Xhaka është zgjedhur dy herë lojtari i ndeshjes, derisa ishte i dyti në listën me pasime të sakta pas Toni Kroos
Gazeta e njohur “Blick” i ka kushtuar një artikull të plotë, Granit Xhakës, i cili shkëlqeu në grupe, por dështoi në penallti ndaj Zvicrës, duke u shndërruar në figurën tragjike, shkruan albinfo.ch.
Ai pas ndeshjes u pa afër tifozëve dhe Xhaka shkoi për t’u ngushëlluar te e dashura e tij Leonita, që po e përcillte nga tribuna. Ai, heroi tragjik i këtij Kampionati. Ai ka udhëhequr Zvicrën deri në këtë fazë, duke punuar si orë zvicerane, duke ndihmuar mbrojtjen dhe sulmin. Dhe tani ai humbi penalltinë vendimtare, që solli eliminimin e ekipit, shkruan e përditshmja zvicerane.
Ai pas ndeshjes ka shkruar në “Facebook” se i vjen shumë keq. Graniti thotë se kanë luajtur shumë më mirë në pjesën e dytë ndaj Polonisë, por nuk kishin fat. Gjithashtu të gjithëve u kërkoi falje për penalltinë e humbur.
Pavarësisht humbjes së penalltisë, Xhaka është zgjedhur dy herë lojtari i ndeshjes, derisa ishte i dyti në listën me pasime të sakta pas Toni Kroos. Edhe Xherdan Shaqiri e mbrojti atë, duke thënë se çdo lojtar mund të humbë penalltinë.
Xhaka po shndërrohet në një lider dhe sigurisht se ka të ardhme të ndritur. Ai pritet t’i udhëheq edhe në kualifikimet e Botërorit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












