Tematike
Zvicër: Hetime për marketing të ndaluar të ilaçit “çudibërës” Echinaforce
Një zëdhënës i Swissmedic ka sqaruar se botimi shkencor nga laboratori Spiez në "Virology Journal" më 9 shtator ka çuar në interpretime të pasakta
Pas raporteve të cilat produktin natyror shërues “Echinaforce” e shpallnin si një “kurë e mrekullueshme” e mundshme kundër koronavirusit, Swissmedic, që është organ mbikëqyrës për prodhimet farmaceutike në nivel të Zvicrës zvicerane, ka iniciuar hetimet.
Swissmedic kontrollon nëse është bërë marketing i ndaluar publik për produktin në fjalë, shkruan srf.ch.
Të mërkurën në mbrëmje, një zëdhënës i Swissmedic ka konfirmuar për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA një raport përkatës nga TVO, të bërë në Zvicrën lindore, transmeton albinfo.ch. Sipas autoritetit mbikëqyrës, reklamimi publik për një aplikim të paautorizuar të një ilaçi, mund të ndalohet.
Por Swissmedic nuk ka dhënë detaje. Në përgjithësi, produktet medicinale mund të reklamohen në publik vetëm në lidhje me përdorimet e mundshme të aprovuara nga Instituti i Produkteve Terapeutike.
Siç dihet, të hënën, mediat zvicerane kanë njoftuar për një studim nga laboratori Spiez, sipas të cilit ilaçi me bazë bimore “Echinaforce” nga kompania A. Vogel, në Thurgau, është dëshmuar se ndihmon kundër koronavirusit në laborator, përcjell albinfo.ch.
Ilaçi natyror i bërë nga ekstrakte të luledeles së kuqe është shitur me të madhe deri më tani sepse supozohet se forcon imunitetin dhe parandalon ftohjet.
Efekti në trupin e njeriut, mbetet i diskutueshëm
Studiuesit kanë zbuluar se “Echinaforce” në kushtet e epruvetës ka një efekt vrasës ndaj koronavirusit. Sipas studimit të bërë në Spiez, megjithatë, është plotësisht e hapur nëse substanca në fjalë ka efektin e njëjtë edhe në trupin e njeriut.
Mediat ndërkohë kanë raportuar se pasi bërjes të njohur të studimit, kërkesa për “Echinaforce” nëpër farmaci ishte rritur ndjeshëm.
Një zëdhënës i Swissmedic ka sqaruar se botimi shkencor nga laboratori Spiez në “Virology Journal” më 9 shtator ka çuar në interpretime të pasakta.
Pas raporteve të mediave, raportime të padiferencuara ka pasur veçanërisht në mediat sociale, përcjell albinfo.ch. Kjo ka çuar në një nxitim për blerje me shumicë të “Echinaforce” dhe për oferta të paligjshme në platformat online midis konsumatorëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor