Sport

Heynckes e zëvendëson Ancelottin te Bayerni

72-vjeçari ishte pensionuar në vitin 2013, kur kishte udhëhequr Bayernin, drejt suksesit të plotë në Gjermani dhe në Evropë

Bayern Munchen ka befasuar botën e futbollit, me spekulimet për rikthimin e ish-trajnerit Jupp Heynckes , si zëvendësim i  Carlo Ancelottit të shkarkuar.

Sipas të përditshmes “Bild”, drejtuesit bavarezë kanë vendosur që Heynckes që udhëheq skuadrën deri në fund të këtij edicioni, duke larguar zërat se Luis Enrique apo Thomas Tuchel mund të marrin drejtimin e gjigantit gjerman.

72-vjeçari ishte pensionuar në vitin 2013, kur kishte udhëhequr Bayernin, drejt suksesit të plotë në Gjermani dhe në Evropë.

Bayerni ka startuar keq në Bundesligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve, u mposht thellë nga Paris St.Germaini.