Lajme

Hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Prej ditës së shtunë janë hequr përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Që nga e shtuna udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

Për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi, transmeton albinfo.ch.