Shkurt.ch
Hiqet eksplozivi nga urat, një “kujtim” i Luftës së Ftohtë
Bëhet fjalë për masat mbrojtëse ndaj invazionit të mundshëm sovjetik që ushtria zvicerane ka vendosur në ato ura gjatë kohës së Luftës së Ftohtë
Me miliona kalimtarë, zviceranë dhe të tjerë kanë kaluar mbi urat që lidhin Zvicrën me Gjermaninë, në kufijtë që kalojnë nëpër lumenj. Por rrallëkush e ka ditur se në këmbët e urave në fjalë ka pasur qindra kilogramë të eksplozivit!
Bëhet fjalë për masat mbrojtëse që ushtria zvicerane ka vendosur në ato ura gjatë gjithë kohës së Luftës së Ftohtë dhe madje edhe më vonë. Vetëm në muajin tetor të këtij viti më në fund janë ”pastruar” të gjitha urat nga eksplozivi që ishte dedikuar në radhë të parë për tanket e Paktit të Varshavës të udhëhequr nga ish Bashkimi Sovjetik që shiheshin si rrezik për Zvicrën e që mund të vinin përmes territorit gjerman.
Po të ndodhte një gjë e tillë, urat do të eksplodonin, natyrisht, pasi që masa eksplozive të lidhej me fitilin, i cili ishte i vendosur i veçuar nga eksplozivi.
Është interesante se pajisje të tilla me materie shpërthyese janë vendosur në disa raste deri vonë, shumë vite pas përfundimit të luftës së ftohtë. Së fundi ka ndodhur në vitin 2006, kur ura nëpër të cilën kalon autostrada në Rheinfelden, kantoni Aargau, ishte pajisur me eksploziv!
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












