Kosova
Historia e një motre dhe vëllai të angazhuar në luftën kundër koronavirusit
Ajo është infermiere në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa ai mjek në spitalin Covid, në Pavia të Italisë.
Ajo është infermiere në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa ai mjek në spitalin Covid, në Pavia të Italisë. Kjo është historia e një motre dhe vëllai, të dy të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.
Eni dhe Enea Çuko rrëfejnë historinë e tyre në rubrikën Covid – Histori në Euronews Albania.
Eni punon prej vitesh si infermiere në spitalin Infektiv në Tiranë. “Ishte pavioni që më pëlqente më shumë. Për shumë të tjerë kjo mund të duket e çuditshme, se sëmundjet infektive janë një specialitet i vështirë, por për mua jo” – na tregon ajo. Megjithatë këto janë ditët më të vështira në jetën e saj profesionale. Është në kontakt të drejtpërdrejtë me të sëmurët. Çdo lëvizje apo prekje e pamenduar mund t’i kushtojë infektimin. Dhe nuk janë të paktë punonjësit e shëndetësisë që kanë pasur këtë fat…
Ndërsa Enea ka profil krejt tjetër. Ai është mjek kardiokirurg në Itali. Por në këto kohë emergjencash, spitali ku ai punon “San Matteo” në Pavia, është shndërruar në spital Covid – 19. “Nuk ka rëndësi se çfarë specialiteti kemi – shprehet ai – të gjithë jemi angazhuar në luftën kundër virusit”.
Flasin shumë shpesh me njëri-tjetrin. Eni e shqetësuar se i vëllai është në shtetin më të goditur nga corona virus, ndërsa Enea, i shqetësuar sepse e motra është në kontakt shumë të afërt me pacientët, pasi kryen të gjitha veprimet mjekësore për ta. Ndërsa peshën më të madhe e mban familja e tyre në Lushnje e shqetësuar për shëndetin e të rinjve, në një kohë kur stafet mjekësore numërojnë me dhjetëra të prekur e shumë humbje jete mes tyre.
Motër e vëlla kanë treguar emocionet e tyre, e mbi të gjitha si është t`u shërbesh nga afër këtyre të sëmurëve. Dhe sigurisht edhe rëndesën psikologjike me të cilën po përballen bluzat e bardha, ndërsa shohin pacientët të humbin jetën para syve të tyre, pa asnjë të afërm që t`u japë lamtumirën e fundit.
Megjithatë ata i japin mesazhe shprese njëri-tjetrit, duke uruar që shumë shpejt do të takohen, pasi e gjitha kjo të ketë mbetur një ëndërr e keqe!
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation















