Lajme
Holanda, me numrin më të madh ditor të rasteve me koronavirus
Rastet e koronavirusit në Holandë u rritën me rreth 7,400 raste në 24 orët e fundit, duke shënuar rritjen më të madhe që nga fillimi i janarit, i tha ministri holandez i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus, të premten agjencisë kombëtare të lajmeve ANP.
Infeksionet ishin rreth 20% më të larta të premten sesa një javë më parë, ndërsa numri i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 7% në javën e kaluar.
Autoritetet holandeze të shëndetit publik kanë paralajmëruar vazhdimisht për një valë të re të afërt të infeksioneve, për shkak të rritjes së mutacioneve të reja të virusit.
Të martën ata thanë se rreth 75% e të gjitha rasteve të reja ishin tani të variantit të parë të zbuluar në Britani në fund të vitit të kaluar, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur Jeta në fshatin Graubünden të Brienz/Brinzauls në Zvicrën lindore, i cili u kërcënua nga një rrëshqitje... -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme -
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori













