Lajme
Holanda ndryshon qasjen rreth maskave, rikthen obligimin për vendosjen e tyre
Qeveria e Holandës ka ndryshuar kursin të mërkurën në pozicionin që e kishte mbajtur gjatë kundër rekomandimit të mbajtjes së maskave në vende publike, pasi rastet e reja me koronavirus kanë arritur shifra rekorde dhe shumica parlamentare ka bërë thirrje për veprime vendimtare, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch
“Ne duam që t’i japim Holandës këshilla të qarta dhe urgjente: nga tash, mbani maskë në hapësirë publike”, ka thënë kryeministri i Holandës, Mark Rutte, gjatë debatit në parlament ku anëtarët e koalicionit qeverisës kanë bërë thirrje për ndryshime.
Lëvizja ka ardhur pasi shteti është duke përjetuar valën e dytë të infeksioneve me COVID-19, ku rastet kanë kaluar shifrën ditore të 3000 këtë javë.
Holanda sot ka raportuar për shifër rekorde ditore, prej 3294 rasteve të reja me koronavirus. Numrat ditor të rasteve kanë arritur shifra rekorde për gati çdo ditë që nga mesi i shtatorit dhe kaluan shifrën 3000 për herë të parë të martën.
Rutte dhe top-eksperti mjekësor i Holandës kishin argumentuar që nga fillimi i pandemisë kundër dobisë së mbajtjes së maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke nxitur kohëve të fundit edhe një reagim të ekspertit amerikan Anthony Fauci në një prononcim në televizion holandez.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar përdorimin e maskave që nga qershori për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 kur mbajtja e distancës sociale nuk është e mundur. Holanda dhe Suedia janë ndër shtetet e pakëta që kanë refuzuar këtë këshillë.
Kreu i Institutit Nacional në Holandë për Shëndetin Publik (RIVM), Jaap van Dissel, ka argumentuar se nuk ka dëshmi shkencore për efikasitetin e maskave jo-mjekësore, dhe se ato mund të shkaktojnë më tepër dëm sesa të mirë duke ofruar një ndjenjë false të sigurisë. Këtë javë, programi televiziv holandez Nieuësuur e pyeti Faucin se si SHBA-ja do t’i përgjigjej Van Disselit.
“Do t’i kërkoja të shikojë të dhënat për rëndësinë dhe efikasitetin e maskave. Mbajtja e maskave është po aq e rëndësishme sa mbajtja e distancës fizike dhe evitimi i turmës”, ka thënë Fauci.
Mbajtja e obligueshme e maskave ka qenë e pamundur në Holandë për shkak të garancive kushtetuese të lirive personale dhe ligjit të miratuar së fundi të vitit 2019 të njohur si “ndalimi i burkas”.
Duke pasur për qëllim të ndalonte gratë myslimane nga mbajtja e mbulesave të fytyrës në vende publike, ligji ka qenë synim i partisë konservative VVD të Ruttes për më tepër se një dekadë.
Amsterdami dhe qytetet tjera holandeze kanë prezantuar mbajtjen e obligueshme të maskave në gusht në baza “eksperimentale”. Disa shitore kanë filluar t’i kërkojnë ato sërish këtë javë, në një lëvizje që ka shkaktuar konfuzion.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















