Lajme
Hoti i përgjigjet Haradinajt: S’ka nevojë për konferencë të liderëve
Avdullah Hoti e ka refuzuar ofertën e Ramush Haradinajt për një konferencë të liderëve për t’u koordinuar në dialogun Kosovë-Serbi.
Zëvendëskryeministri i parë ka thënë se institucionet që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit bartin legjitimitetin për të marrë përgjegjësitë bazuar në ligje e Kushtetutë edhe sa i përket dialogut me Serbinë.
“Kosova ka institucione legjitime, të dala nga zgjedhjet demokratike të 6 tetorit, të cilat bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj, Serbinë. Nuk ka nevojë për asnjë konferencë për këtë qëllim, të brendshme e as të jashtme”, ka reaguar Hoti në Facebook.
“Duhet vetem ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet të marrë përsipër dialogun, ashtu si e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti duhet të qëndrojeë brenda kompetencave të veta kushtetuese”, ka shtuar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












