Kosova
Hoti: Nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 100 qytetarëve
Ishte paraparë që nga data 1 korrik të bëhet rinisja e organizimit të dasmave, hapja e lokaleve të natës e organizimi i shumë ahengjeve të tjera.
Por një gjë e tillë del të jetë e pamundur. Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media deklaroi se do të ndalojnë grumbullimin e qytetarëve prej më shumë se 100 personash.
“Do të ndalësojmë grumbullimin e qytetarëve, në hapësira të hapura e të mbyllura në më shumë se 100 persona në çdo situatë, duke rregulluar pak më mirë ceremonitë mortore”, tha Hoti.
Hoti deklaroi se para një jave, kur ishte shqyrtuar situata, plani ishte që më 1 korrik të lëvizet në atë drejtim, por se tani është ndryshe.
“Me gjendjen të cilën po përballemi, vështirë se mund të lëvizim në atë çështje”, shtoi Hoti.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës













