Sport
Hoxha hero, Partizani tutje
Portieri Alban Hoxha realizoi një penallti në stilin panenka, derisa priti edhe tre penallti, për të kualifkuar Partizanin tutje
Alban Hoxha bën mrekullinë në “Grupama Arena” të Budapestit duke çuar skuadrën e tij, Partizanin, në raundin tjetër të Kigës së Kampionëve, duke eliminuar vendasit e Ferencvaroshit, shkruan albinfo.ch
Kanë qenë gjuajtjet e 11-metërshave që kanë vendosur gjithçka pas 90 minutëshi dhe shtesa mbaroi me rezultatin e barabartë 1:1 ashtu si në “Elbasan Arena”.
Që në minutën e 14-të Zoltan Gera, me një penallti, kalon Ferencvaroshin në avantazh, ndërkohë që të “kuqtë” e drejtuar nga italiani Sormani bëjnë një paraqitje dinjitoze duke mos e ulur ritmin për asnjë moment.
Në mbyllje të pjesë së parë, presioni i Partizanit shtyn drejt autogolit mbrojtësin e Hysing. Pjesa e dytë ka qenë e barabartë me të dyja skuadrat që janë treguar të kujdesshme deri sa çuan lojën në shtesa e më pas tek penalltitë.
Kapiteni Hoxha e fillon mrekullinë me goditjen e parë. Më pas i jep sigurinë skuadrës me pritjen e tre 11-metërshave, gjë që zhvlerësoi edhe gabimin e Vilës që ishte i vetmi, i cili humbi për të kuqtë. Më pas Trashi dhe Ekuban realizojnë penalltitë e tyre. E në fund Hoxha me pritjen e 11-metërshit të Ramirez kualifikon Partizanin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, ku i pret kampionia e Austrisë, Red Bull Salzburg, ndeshjet do të zhvillohen më 27 korrik dhe takimi i kthimit më 2 gusht.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












