Kosova
Hoxha thotë se po ecën mirë procesi i integrimit
“Kosova, përveç se është duke përmbushur kriteret për anëtarësim në BE, edhe po e përshpejton këtë proces”, është thënë në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është e bindur se deri në fund të vitit Qeveria do të arrijë të përmbyllë planin e veprimit, përcjell albinfo.ch.
Shefi i Njësisë për Kosovë dhe Maqedoni i Komisionit Evropian, David Cullen, tha se progresi i Kosovës do të matet nëpërmjet zbatimit të dokumenteve ligjore.
“Në rajon ka pasur zhvillime të mira. Dialogu Kosovë -Serbi duhet të shfrytëzohet nga autoritetet kosovare, në mënyrë që të përdoret ky moment. Në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit që do të mbahet vitin e ardhshëm, duhet të shohim përkushtimin e të gjitha autoriteteve në Kosovë që të ofrojnë çështjet më të rëndësishme, si reformat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që duhet t’i jepet prioritet absolut”, tha ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












