Hulumtim mbi „shëndetin mental të fëmijëve dhe prindërve të tyre të traumatizuar pas luftës në Kosovë“
Të interesuarit mund të paraqiten në këtë adresë:
Hulumtim mbi „shëndetin mental të fëmijëve dhe prindërve të tyre të traumatizuar pas luftës në Kosovë“
Personat të cilët kanë përjetuar trauma si konflikte të armatosura apo luftë konsiderohen si veçanërisht të rrezikuar të vuajnë nga çrregullimet mendore dhe trupore. Gjithashtu edhe migracioni nga vëndlindja mund të jetë një ngarkesë shtesë dhe për këtë arsye mund të shfaqën sëmundje shëndetësore ose probleme në apo jashtë familjës.
Në Ambulatoriumin për Viktima të Luftës dhe të Torturës në Zürich jemi duke realizuar një hulumtim për të zbuluar mu këto vështirësi. Qëllimi i hulumtimit është që duke u bazuar në rezultate të japim udhëzime si për pjesëmarrës ashtu edhe për instuticionet adekuate. Për të krahasuar rezultatet, hulumtimi realizohet si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër.
Në Kosovë kemi intervistuar 100 fëmijë dhe 150 prindër. Tani kërkojmë familje (një prindër dhe një fëmijë i moshës 12-17 vjeçare) që janë nga Kosova, të cilat e kanë përjetuar luftën dhe kanë ardhur gjatë apo pas luftës në Zvicër, për një bisedë një orëshe. Për pjesëmarrje është e paraparë një shpërblim.
Të interesuarit mund të paraqiten në këtë adresë:
Naser MorinaKlinik für Psychiatrie und PsychotherapieUniversitätsSpital ZürichCulmannstr. 88091 ZürichTel.: 444 255 51 21Fax.: 044 255 86 45[email protected]www.psychiatrie.usz.ch
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë









