Lajme
Humb jetën në aksident trafiku futbollisti shqiptar
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës në Shqipëri, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, i ka marrë jetën një të riu shqiptar.
Policia konfirmoi se viktimë mbeti drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes. Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit, teksa ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet Nëse popullsia e Zvicrës arrin 9.5 milionë, Këshilli Federal do të detyrohet të frenojë ndjeshëm imigracionin;... -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur











