E-Diaspora

Humb jetën në Itali 48 vjeçari nga Kosova

Një kosovar 48 vjeçar në mënyrë tragjike ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Val Cavargna të provincës së Komos.

Mediat italiane raportojnë se  aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë punës së në afërsi të provincës Cavargna me ç`rast 48 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch

Ekipi mjekësor ka konstatuar se Zyber Curri  ka vdekur në vendin e ngjarjes. Policia italiane është duke e hetuar rastin, ndërsa  prokurori i Comos ka hapur hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Familja e 48 vjeçarit kishte shkuar në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.