E-Diaspora
I fusin zjarrin “hajmit” dhe e filmojnë, nis procesi kundër dy shqiptarëve
Dy shqiptarët e akuzuar për zjarrvënie të rëndë përballen me rrezikun që të dënohen deri në 15 vjet burgim
Pas shpërthimit të një zjarri në objektin qendror për strehim të refugjatëve në Bad Godesberg më 5 gusht 2019, prokurori publik i Bonit ka akuzuar dy azilkërkues të rinj, shtetas shqiptarë, të cilët i ngarkon për zjarrvënie të rëndë.
Të dyshuarit ishin arrestuar dhe ishin në paraburgim që prej asaj kohe, shkruan express.de dhe media të tjera gjermane. Fillimisht ata akuzoheshin për zjarrvënie veçanërisht të rëndë. Por, pasi në këtë rast nuk pati asnjë të lënduar rëndë nga zjarri, akuzat janë zbutur, transmeton albinfo.ch. Ato tani janë “vetëm” për zjarrvënie të rëndë.
Sidoqoftë, dy shqiptarët e akuzuar përballen me rrezikun që të dënohen deri në 15 vjet burgim.
Dy banorët e qendrës në fjalë, 19 dhe 24-vjeçarë, thuhet se i kanë futur zjarrin dhomës së tyre nga zemërimi pasi që u ishin refuzuar kërkesat e tyre për azil. Për këtë arsye ata – sipas aktakuzës – kishin vendosur sende si rroba dhe dyshekë në një tryezë në mes të dhomës, përcjell albinfo.ch. Ndërsa 24-vjeçari i vente zjarrin grumbullit me një copë letër, i riu e filmonte krimin me celularin e tij – dhe kërcënonte me flakë të mëtejshme.
Zjarri qe përhapur shpejt në dhomë dhe e kishte shkatërruar plotësisht atë. Nëse nuk do të ishte ndërhyrë me kohë, zjarri nuk do të mbetej i kufizuar vetëm në dhomë. 250 banorë të shtëpisë së refugjatëve u desh të evakuoheshin. Pastaj, të gjithë ata ishin ekzaminuar nga mjeku, por asnjë prej tyre nuk kishte marrë lëndime, transmeton albinfo.ch. Dëmi i përgjithshëm është – sipas aktakuzës – 120,000 euro.
Videoja ishte ngarkuar më vonë në Youtube, sipas prokurorit, barra e provës është përkatësisht e lartë. Të dy të pandehurit, të cilët nuk kanë asnjë precedent penal në Gjermani, janë mbajtur në paraburgim që nga ajo kohë, përcjell albinfo.ch. Procesi gjyqësor do të zhvillohet së shpejti në Gjykatën e Landit, në Bon.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së














