Kosova
I jepet lamtumira e fundit katër personave që humbën jetën në aksident
U është dhënë lamtumira e fundit katër personave që kanë humbur jetën mbrëmë në aksidentin që ndodhi në Mramor.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në Gjilan, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke si shkaktar të aksidentit.
Në bisedimet e tyre me familjarë të atyre që humbën jetën, ata akuzojnë eskortën e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, si shkaktar të aksidentit.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës thotë se dyshimet e para për aksidentin e mbrëmshëm tragjik ku mbetën të vdekur 4 persona në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë janë se një veturë e tipit “Opel Corsa”, ka qenë shkaktari i aksidentit.
Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka thënë për KTV-në se dyshimet e para janë se kjo veturë ka hyrë gabimisht në tejkalim.
Por ai ka shtuar se mbetet që vlerësimin përfundimtar për aksidentin në të cilin u përfshinë tre vetura, ta jap eksperti i komunikacionit që ka qenë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipe e tjera të forenzikës.
Berisha, nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe ndonjëra nga veturat e tjera të kenë bërë shkelje të rregullave të komunikacionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv














