Kosova
I kërkuari nga autoritet austriake arrestohet në Prishtinë
Lajmi është bërë i ditur për mediat nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se ky person ka qenë i kërkuar nga shteti i Austrisë.
Një person me inicialet H.Z është arrestuar të hënën nga zyrtarët policorë tê stacionit “Qendra” në Prishtinë. Sot nga zyrtarë policorë të stacionit “Qendra” në Prishtinë. Për të arrestuarin kishte urdhëresë ndërkombëtare.
Lajmi është bërë i ditur për mediat nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se ky person ka qenë i kërkuar nga shteti i Austrisë, raporton Albinfo.ch.
Ajo tutje ka bërë të ditur se arrestimi i këtij personi është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar H.Z., i gjinisë mashkullore, 40-vjeç, pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër












