Lajme
Sa do të zgjasë i nxehti afrikan që përfshiu Ballkanin
Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore këtë javë e ka kapluar i nxehti afrikan. Sipas parashikimeve, gjatë ditës së sotme temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë.
Lidhur me këto temperatura përvëluese, por edhe atë se sa do të zgjasin, ka folur meteorologu i njohur, Sylë Tahirsylaj.
Temperaturat minimale në shkallë vendi do të luhaten nga 16 – 19 C, ndërsa temp. max. nga 34-36 C. Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s, pra është një situatë sinoptike, e cila nuk përkon fort me lartësinë mbidetare që e ka vendi ynë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Këto masa do të jenë të paqëndrueshme, meqenëse, sipas Tahirsylës, “vlerat e shtypjes atmosferike me një periudhë mbi 30-vjeçare janë më të larta sesa ato normale të gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike të Republikës së Kosovës”.
Më tutje, Tahirsylaj bëri me dije se duke filluar nga dita e shtunë deri të hënën do të ketë ulje të theksuar të temperaturave, këto masa mund të shkaktojnë ndonjë rigë të dobët dhe ndonjë shkarkim fare të dobët në lokalitete, por jo në shkallë vendi, shkruajnë mediat kosovare.
Sipas tij, që nga viti 1922 deri tani muaji më i nxehtë është korriku. E qyteti kosovar me temperaturat më të larta është Prizreni, pasi siç tha Tahirsylaj, ka klimë kontinentale.
Kurse, temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në shkallë vendi është regjistruar në vitin 1956, me 39 gradë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













